Policia vijon me monitorimin e masave anti-Covid, duke vendosur edhe gjoba për personat apo subjektet të cilat nuk respektojnë masat kufizuese.
Vetëm në 24 orët e fundit, janë gjobitur për mos mbajtjen e maskës 1579 qytetarë, me masën administrative prej 3.000 lekësh.
10 qytetarë të tjerë, kanë refuzuar të tregojnë mjetin e identifikimit pas konstatimit të shkeljes nga policia, duke i shoqëruar më pas në komisariat.
Sipas njoftimit të policisë 7 qytetarë të cilët nuk kanë respektuar orën policore, dukë qarkulluar pas orës 22:00 janë gjobitur me një shumë prej 10.000 lekësh.
Në vijmim të kontrolleve, forcat policore kanë evidentuar gjithashtu një lokal i cili nuk ka respektuar masat anti-Covid, sipas protokollit të përcaktuar, duke e ndëshkuar administratorin e saj me një shumë prej 1.000.000 lekësh.



