Ja si i hapin deputetët e VMRO-së dyert e Kuvendit për huliganët (VIDEO)

Ja si i hapin deputetët e VMRO-së dyert e Kuvendit për huliganët (VIDEO)

Ashtu siç edhe ishte informuar menjëherë pas zhvillimeve më 27 prill në Kuvend se portat kryesore të Kuvendit janë hapur nga deputetë të VMRO-DPMNE-së, ashtu dëshmojnë edhe incizimet e siguruara nga kamerat e sigurisë.

Në video materiale vërehet qartë se derisa protestuesit e dhunshëm godasin portat e Kuvendit të cilat ishin të bllokuara nga trarët  mbajtës, është deputeti Kërste Mukoski i cili vrapon dhe bashkë me një deputet tjetër të VMRO-DPMNE-së që dyshohet të jetë Sashe Vasilevski, heqin trarët dhe turma e dhunshme futet në Kuvend.

Vasilevski më pastaj shihet duke u përqafuar me protestuesit, ndërsa në mesin e tij është edhe Johan Tarçullovski. Pamjet hedhin dyshimet se deputetët kanë hapur dyert pasi policia të ketë siguruar portat. Në aksionin e hapjes së dyerve dyshohet të kenë marrë pjesë edhe agjentë të Agjencisë së Inteligjencës, agjentë të DSK-së, shërbyes ushtarak, nëpunës të sigurimit në Kuvend dhe të tjerë. Detajet e incizimeve dhe zhvillimeve në Kuvend dhe përgjigjen e pyetjes së kush i hapi dyert e Kuvendit do të mund t’i mësoni sonte ekskluzivisht në emisionin 360 gradë në Alsat M.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy