
Një vrasje e trefishtë ka tronditur qytetin e Elbasanit mbrëmjen e së shtunës. Disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar ndaj Endri Alibej, 34-vjeç, Arben Dylgjerit, 56 vjeç dhe shtetasit Erdal Duranay, 51 vjeç nga Turqia. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve në transportin e lëndëve narkotike, pasi njëri nga viktimat ishte me precedent penal.



