Berisha denoncon: SPAK operon me kontrata të falsifikuara! Të ngrihemi sa më parë në protesta të fuqishme

Berisha denoncon: SPAK operon me kontrata të falsifikuara! Të ngrihemi sa më parë në protesta të fuqishme

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha tha se PD ka të dhëna tronditëse që pohojnë se SPAK-u operon me kontrata të falsifikuara dhe jo origjinale, me qëllim manipulimin e hetimeve sipas urdhrave.

Berisha u bën thirrje qytetarëve për t’u ngritur sa më parë në protesta sa më të fuqishme. 

PD informon publikun se ekzistojnë të dhëna tronditëse që pohojnë se SKAP-i i partisë, për të manipuluar sipas urdhrave, hetimet, operon me kontrata të falsifikuara dhe jo origjinale. Dje, mediat informuan nga prokuroria e posaçme se ky organ nuk kishte kontratën origjinale të vjedhjes së dytë të shekullit. Informojmë shqiptarët se kontrata origjinale është e depozituar: 
-Në Prokurorinë e Tiranës, e cila pas 3 vitesh dhe 300 mijë euro ryshfet, e shpalli atë në përputhje me ligjin.
-Në protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë.
-Në Ministrinë e Drejtësisë.
-Në Ministrinë e Financave, thesari i të cilës nuk mund të bëjë asnjë pagesë pa pasur kontratën origjinale.
-Në FSDKSH, organ që mund t’i bëjë asnjë pagesë kontraktonit pa kontratën origjinale.
-Kopjen origjinale e disponojnë të gjithë spitalet ku kryhet shërbimi.
-Kopjen origjinale e ka kontraktori i këtij shërbimi.
Për të gjitha këto, PD u bën thirrje qytetarëve të ngrihemi sa më parë në protesta të fuqishme për të marrë në dorë fatin tonë dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo organizatë kriminale që drejtohet nga Edi Rama
”, tha Berisha. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy