Janë larguar drejt Italisë 12 emigrantët që ishin vendosur në kampin e Gjadrit në Lezhë.
Kujtojmë se ditën e djeshme seksioni për emigrantët pranë Gjykatës në Romë doli për çështjen e deportimit të emigrantëve drejt Italisë në Gjadër të Lezhës.
“12 emigrantët që u dërguan në Shqipëri duhet të kthehen në Itali”, thanë gjyqtarët në vendimin e tyre.
Sipas mediave fqinje, ka qenë një vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë ku janë bazuar gjyqtarët italianë. Gjyqtarja që shqyrtoi çështjen shkroi në njoftimin zyrtar se policia vendosi te dërgojë në Shqipëri emigrantët, pa u shprehur më parë gjykata.



