Ambasadorja ukrainase në SHBA: Rusia shtet terrorist, udhëhiqet nga një kriminel lufte

Ambasadorja ukrainase në SHBA: Rusia shtet terrorist, udhëhiqet nga një kriminel lufte

Ambasadorja ukrainase në SHBA, Oksana Markarova, sulmoi sot Rusinë për pushtimin e vendit të saj, duke thënë se është “një shtet terrorist i udhëhequr nga një kriminel lufte”.

“Të gjithë duhet të dalin para drejtësisë. Pra, mendoj se do të jetë e vështirë ta drejtojnë një shtet nga Haga”, shtoi ajo, duke iu referuar Gjykatës Ndërkombëtare Penale me vendndodhje në Holandë.

Markarova  tha se forcat ruse po vrasin civilë, po vrasin fëmijë, po shkatërrojnë spitalet, infrastrukturën civile dhe shtëpitë e banimit.

“Është një akt krimineli lufte, prandaj ne kemi hapur një hetim në Ukrainë, prandaj Ukraina ka paraqitur të gjithë kërkesën në të gjitha gjykatat ndërkombëtare”.

"Dhe, po, Vladimir Putin, bashkë me rusët e tjerë përgjegjës, do të duhet të përfundojë në burg për këto krime lufte," tha ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy