Kostoja e studentëve/ Gjoka: Rritje e ndjeshme e qirave. Kujtimi: Mungojnë konviktet. Nika: Shpenzime mujore 600-800 euro

Kostoja e studentëve/ Gjoka: Rritje e ndjeshme e qirave. Kujtimi: Mungojnë konviktet. Nika: Shpenzime mujore 600-800 euro

Studentët të cilët jetojnë me qira apo në konvikte, përballen me vështirësi për përballimin e shpenzimeve mujore.

 

Eksperti i pasurive të paluajtshme, Gjin Gjoka, duke folur për “MCN Live”, ngriti shqetësimin për kostot e rritura të qirasë, duke iu kërkuar të rinjve që të drejtohen më në periferi.

 

Është një situatë mjaft kritike, pasi janë mijëra studentë në fakultet. Ka pasur rritje të qirasë 27-30% përgjatë periudhës 2025-2026.

Rritja ka nisur që nga gjashtëmujori i fundit i 2025. Studentëve ju them të mos këmbëngulin për qira brenda Unazës së vjetër, se rrugët janë zgjeruar. 

 

Drejtohuni në zona me qira më të lira. Se rrinë deri në ditët e fundit dhe bëhen 2-3 studentë dhe marrin qira deri në 700 euro. Çdo vit Qyteti Studenti po boshatiset.

 

Ndërsa aktivisti i kauzave studentore Aurel Kujtimi, thotë se një rëndësi të veçantë merr mungesa e kapaciteteve në konvikte, ndërsa ngre alarmin se në Qytetin Studenti, mund të ndërtohen kulla.

 

Kapaciteti i Qytetit Studenti është 3 mijë persona, duhet shtuar pjesa e konvikteve, godina 7-8 vijon ende e mbyllur. Kjo godinë e cila akomodon deri  në 600 studentë qëndron ende e mbyllur. 

 

Nuk dihet ende arsyeja pse rri mbyllur, ka zëra se do bëhen kulla. Nuk do të jetë e largët dita kur studentët do të nxirren nga këto godina dhe Qyteti Studenti.

 

Nga ana e saj gazetarja Sabina Nika tha se një studenti që jeton në konvikt i duhen rreth 600 euro në muaj, ndërsa dikujt që jeton në shtëpi me qira i duhen 800 euro.

 

Kemi rritje të qirave. Pjesa e akomodimit zë pjesën më të madhe të shpenzimeve mujore. Kjo kosto shkon 4500-6000 lekë në muaj në konvikt. Ndërsa për qiratë ka rritje, për shkak edhe të kuotave që zihen shpesh. 

 

Flasim për një rritje të qirave, ku qiratë minimale nisin nga 350-400 euro. E vetmja risi që ka bërë bashkia, është që iu japin mundësi të paguajnë me këste, për pjesën e konviktit. 800 euro është kostoja e një studenti për ata që rrinë me shtëpi me qira, për pjesën e konviktit kostoja mujore e një studenti shkon diku te 600 euro. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy