Kryeministre femër? Andoni: Ndodh nëse Rama lë pushtetin. Mund të synojë Republikën Presidenciale  (VIDEO)

Kryeministre femër? Andoni: Ndodh nëse Rama lë pushtetin. Mund të synojë Republikën Presidenciale  (VIDEO)

Analisti Ben Andoni duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV tha që synimi i Ramës në të ardhmen mund të jetë një Republikë Presidenciale, ku ai të ketë atributet ekzekutive.

Duke cituar deklaratën e Ramës për mundësinë e një kryeministre femër, Andoni tha se kjo mund të ndodhë vetëm në momentin që Rama lë pushtetin.

Analisti tha se s’duhet të çuditemi nëse Rama merr në “vathën e vet” edhe deputetë nga partitë e reja, ku sheh si më të avantazhuar për rezultat Lapajn. 

Z.Lapaj duket që ka një lloj avantazhi nga sondazhet dhe puna në terren, duket që ka një lloj avantazhi në raport me partitë e tjera. Rama e bën pjesë të narracionit, e para për të sfumuar peshën e tij, dhe për t’u munduar për të gjetur çdo mundësi bashkëpunimi në të ardhmen. Nëse e keni parë me kujdes, z.Rama tha që kryeministër i ardhshëm do jetë femër.

Ju e kuptoni që një kryeministër i ardhshëm do jetë femër vetëm në momentin që z.Rama lë pushtetin. S’ka ndodhur në Shqipëri që kryeministri ta lërë me vullnetin e vet pushtetin, nëse s’ka qenë i detyruar, dhe kjo nënkupton që z.Rama kërkon të maksimalizojë numrin e njerëzve të tij në Parlament, të marrë edhe nga opozita, dhe ta kthejë Shqipërinë në Republikë Presidenciale.

Por kjo tezë është akoma larg, sepse duhet të shohim rezultatet e zgjedhjeve dhe lëvizjet e ardhshme të Ramës. Në të ardhmen nëse këta do kenë qasje në Parlament, mos u çudisni që t’i bashkojë te vatha e vet, për interesa të veta”. 

Duke folur mbi çeljen e fushatës te PS dhe PD, Andoni thotë se Partia Socialiste e ka përsosur formën ndonëse në përmbajtje lë për të dëshiruar. Sipas tij dy eventet ishin më shumë ishin show për të treguar potencën e dy liderëve

Fushata zakonisht vendoset shumë nga forma, dhe tregon edhe potencën e një partie. Nëse në PS z.Rama e ka përsosur formën, sepse Rama estetikisht ka diferencë të madhe me kundërshtarët, kjo ndryshon me partitë e tjera që mundohen ta imitojnë, këtu kam në kokë PD-në. Përmbajtja pastaj lë jashtëzakonisht për të dëshiruar.

Edhe nga ana e PD kemi patur formën e një aktiviteti jashtëzakonisht interesant.  Kuptohet që të dy grupimet e deputetëve janë vendosur përballë krerëve të partisë, pasi nga 2008-ta Rama dhe Berisha janë dy njerëzit që vendosin për fatin tonë. Forma e gjetur nga PS, ishte jashtëzakonisht e mirë. Por me anë të kësaj forme, Rama sfumoi arritjet e tij gjatë mandatit të tretë, që lënë shumë për të dëshiruar, dhe korrupsionit që është në nivele të frikshme. 

Rama foli për të ardhmen, ndërkohë që duhet të japë llogari për të shkuarën dhe të ardhmen. Ai zgjodhi të ardhmen, që ne s’e prekim dot, sepse është idilike.  Ka një handikap të madh te PD, që slogani për Shqipërinë Madhështore, bie ndesh me atë që ata kanë thënë që Shqipëria është në zgrip të fatkeqësisë, dhe s’mund të bësh një Shqipëri madhështore në harkun e një apo dy mandate. 

Më shumë ishin show për të treguar potencën e dy liderëve. Në të dyja partitë tonë demagogjia zë një peshë të madhe. Ka diçka që është në favor të PS, që është sensi i rregullit që ata kanë, pavarësisht korrupsionit, që është më e organizuar përballë shtetit. Ndërsa kur ka ardhur PD kemi pasur gati shkërmoqje të shtetit. PD duhet të kuptojë sensin e të djathtës së vërtetë. 

Ato që premton PD duhet t’i premtonte PS. Ndërkohë PS anon nga ana e djathtë, sepse thotë do bëjmë shtetin, do futemi në BE, do rrisim mirëqenien. S’është e largët dita që Rama ta kthejë PS-në në qendër, dhe mos ta lejë më të majtë, dhe të justifikojë politikat e veta”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy