Riadi e pranon: Gazetari i "Washington Post" u vra në konsullatën tonë. Trump: Hap i madh (VIDEO)

Riadi e pranon: Gazetari i "Washington Post" u vra në konsullatën tonë. Trump: Hap i madh (VIDEO)

Në edicionin e lajmeve në televizionin shtetëror, Arabia Saudite ka pranuar konfirmuar atë që dyshohej edhe më parë, vdekjen e gazetarit të uashington post xhamal khashogi.

Sipas riadit, gazetari u vra gjatë një grindjeje fizike brenda konsullatës saudite në Stamboll.

Më tej, thuhet se është ngritur një komision 1 mujor që  heton vdekjen e Khashoggit dhe se do të përbëhet nga zyrtarë të sigurisë kombëtare, ministrisë së jashtme dhe asaj të brendshme.

Hetimi pritet të finalizohet me një raport të detajuar rreth asaj çka ndodhi brenda konsullatës saudite, ku mendohet se debate mes gazetarit dhe personave që ndodheshin aty brenda ka degjeneruar deri në përplasje fizike e më pas vrasjen e tij.

Agjencia Saudite e lajmeve tha se 18 shtetas sauditë janë arrestuar lidhur me ngjarjen, ndërsa është shkakruar nga detyra zëvendësshefi i shërbimit secret gjenerali Ahmed Al Assiri, për të cilin dyshohet se ka kryer krimin.

Po pavarësisht hetimeve të deritanishme, ende nuk është konfirmuar nëse urdhri për vrasjen e tij është dhënë apo jo nga princi i kurorës.

Dyshimet u shprehën edhe nga vetë presidenti amerikan Donald trump, i cili i konsideroi arrestimet një hap të madh duke besuar variantin e Riadit, por theksoi se sauditët duhet të vazhdojnë hetimet. 

Pranimi i fajit vjen dy javë pas mohimesh që Arabia Saudite kishte dorë dhe se ishte përfshirë në zhdukjen e kritikut të shquar saudit kur hyri në konsullatën në Stamboll më 2 tetor për të kërkuar dokumente për martesën e tij të ardhshme.

Mbretëria Saudite ishte nën presion të madh për të shpjeguar zhdukjen e Khashoggit pasi zyrtarët turq thanë se ai ishte vrarë qëllimisht brenda konsullatës dhe trupi i tij u shpërbë.

Të premten, policia turke zgjeroi kërkimin e tyre nga baza e konsullatës në një pyll aty pranë ku zyrtarët e paidentifikuar besojnë se trupi i tij mund të ketë qenë i shkatërruar.

Vëzhguesit po vënë në pikëpyetje nëse aleatët perëndimorë të Riadit do të gjejnë një bindje për sauditët për një "interpretim të rremë" dhe nëse do t'i bindë ata që të mos ndërmarrin veprime ndëshkuese kundër Arabisë Saudite.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy