
Në studion e Të Paekspozuarit Neritan Sejami deklaroi se edhe nëse Partia Demokratike nuk do të ishte ndarë sërish nuk do arrinte të munde Ramën. Ai theksoi se Deri ditën kur Basha përjashtoi Berishën këta ishin të gjithë bashkë në një parti të mbaruar që se pranonin.
Ndër të tjera ai u shpreh se në PD është bërë e modës të thuhet se janë bërë zara, ndërkohë që problemi është se që nga krijimi i saj ajo nuk ka qenë asnjëherë parti demokratike.
Nëse PD nuk do ishte ndarë jam i bindur se sërisht nuk do fitonte. PD doli në sipërfaqe nga veprimet e tyre, por PD në 26 prill kishte marrë fund. Deri ditën kur Basha përjashtoi Berishën këta ishin të gjithë bashkë në një parti të mbaruar që se pranonin. Ky është problemi. Edhe pjesa e Berishës nuk i fiton më zgjedhjet sepse është e vogël, e pa rinovuar dhe mban të njëjta probleme. Ne nuk analizojmë historitë, një nga ngjarjet më të mëdha është kur Rama vendosi të mos japë dorëheqjen, fajësoi vjedhjen e zgjedhjeve dhe me këtë veprim të Ramës instaloi në Shqipëri një taktikë politike shkatërruese. Dhe me këtë taktikë hyri dhe basha, por ndryshimi është se nuk erdhi kurrë në pushtet. Por Berisha nuk i fiton dot zgjedhjet edhe sikur pjesa e Bashës ti kaloj Berishës. Këta njerëz kur janë ok me kryetarin votojnë kryetarin, kur e prishin flasin për demokracinë atëherë kjo është e mbaruar. Tani në PD është bërë e modës të thuhet jemi bërë zara. PD nuk ka qenë asnjëherë parti demokratike.



