Ejupi: Marrëveshja për shkëmbimin e të burgosurve, sukses! Mobilizimi i pjesshëm ka shkaktuar pakënaqësi tek rusët

Ejupi: Marrëveshja për shkëmbimin e të burgosurve, sukses! Mobilizimi i pjesshëm ka shkaktuar pakënaqësi tek rusët

Për redaktorin e TRT World, Abdylvehab Ejupi marrëveshja për shkëmbimin e 300 të burgosurve rusë dhe ukrainas mbart një rëndësi të madhe.

Duke folur përmes një lidhje "Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv, Ejupi tha se Viktor Medvedchuk, një nga të burgosurit e përfshirë në marrëveshje është një personazh shumë i rëndësishëm për Putinin dhe se presidenti ukrainas e kishte projektuar për zëvendësin e Zelensky-t, në qeverinë kukull që po planifikonte në Ukrainë.

Siç e theksuat është marrëveshje e rëndësishme pas marrëveshjes për drithërat, marrëveshja është paraprirë nga 3 muaj diskutime mes Erdoganit dhe Putinit, dhe pardje u arrit akordi, pak para fjalimit të presidentit turk në OKB. Ka qenë kërkesë e familjarë të ushtarëve, është suskes i madh duke patur parasysh se ky grup i ushtarëve ukrainas janë heronj të gjallë, një nga simbolet e rezistencës së luftës për liri. Marrëveshja përmban dhe 5 komandatët kryesorë të Azovstalit, do të qëndrojnë në Turqi dhe do t’i lejohet të takojnë familjarët e tyre. Pati një ndërhyrje dhe Arabia Saudite.

Është i rëndësishëm, Viktor Medvedchuk është krahu i djathtë i Putin, shihej si pasardhës i Zelensky-t, do të instalonte një qeveri kukull. Figurë kyçe jo rastësisht për të dhe 45 ushtarë të tjerë ai  jep 215 ushtarë të uzinës Azovstal.

Diplomacia është kyçe në këto diskutime, atë që nuk e bën lufta, diplomacia është e hapur për të gjitha palët. Diplomacia e vazhdueshme po jep frytet e saj, si me akordin për drithërat. Në tavolinë është një marrëveshje për sigurimin e termocentraleve bërthamore.

Më tej, Ejupi tha se pret të ketë një avancim për marrëveshjen e paqen gjatë muajit nëntor dhe dhjetor pavarësisht deklaratave të Putinit ditën e djeshme. Ejupi tha se ky vendimi për mobilizimin e pjesshëm ka shkatuar pakënaqësi tek rusët të cilët po tentojnë të ikin nga të gjitha anët.

Është e vështirë të realizohet paqja, por shpresat nuk veniten. Pres që të ketë një avancim në këtë drejtim në nëntor apo dhjetor, pavarësisht deklaratës së Putin. Këta njerëz do përdorën si mish për top për ruajtjen e hapësirave territoriale të pushtuara nga Rusia.

Mobilizimi i pjesshëm nga Putin ka shkaktuar pakënaqësi të rusëve dhe po tentojnë të ikin nga të gjitha anët, si Finlandë, Gjerogji. Ata që janë me fat ikin, një ndër destinacionet kryesore është Turqia. Kjo dëshmon për dështimin e luftës në Ukrainë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy