Akuzat ndaj Federica Mogherinit/ Begaj: Hetimet do të tregojnë nëse do të preket edhe Kolegji Evropian në Tiranë

Akuzat ndaj Federica Mogherinit/ Begaj: Hetimet do të tregojnë nëse do të preket edhe Kolegji Evropian në Tiranë

Ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, u ndalua përkohësisht dhe më pas u lirua nga policia belge, nën akuzën e mashtrimit dhe abuzimit me fondet e një projekti të Bashkimit Evropian gjatë kohës që drejtonte Kolegjin e Europës.

Avokati në Itali, Erion Begaj, në një analizë për “MCN Informacion”, thotë se duhet pritur rezultati i hetimeve të Prokurorisë belge për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një veprim të qëllimshëm apo thjesht për neglizhencë në ushtrimin e funksioneve të saj.

Nuk kemi të qartë ende se për çfarë konkretisht akuzohet. Në linja të përgjithshme flitet për një lloj shpërdorimi të fondeve të BE-së për shkollën e diplomatëve. 

Mund të jetë akuzë për neglizhencë, sepse ajo nuk kishte kontroll të drejtpërdrejtë mbi fondet. 

Duhet ndjekur rrjedha e procesit penal për të kuptuar përgjegjësinë e saj ligjore.

Mogherini ka dhënë dorëheqjen sot si rektore e Kolegjit Evropian pas shpërthimit të çështjes, dhe se nuk është hera e parë që BE përfshihet në skandale të ngjashme financiare.

Sipas Begajt, hetimet do të tregojnë nëse skema e dyshuar e abuzimit prek edhe Kolegjin Evropian në Tiranë.

Në bazë të provave që ka siguruar Prokuroria belge, do të shihet se deri ku kanë shkuar fondet, kush i ka përvetësuar dhe kush ka përfituar nga projektet. 

Duhet të kemi parasysh se BE nuk është vetëm Federica Mogherini. Kolegji Evropian mbledh elitën evropiane të pedagogëve dhe të kërkimit, dhe është një nga prodhuesit kryesorë të diplomatëve evropianë.

Institucioni po kalon një moment të vështirë, por është i rëndësishëm dhe duhet të diferencojë çdo hallkë problematike nga pjesa e shëndoshë e tij.

Nëse Tirana është përfshirë, këtë do ta tregojnë vetëm hetimet. Nëse Prokuroria belge do të zbresë në Tiranë dhe do të kërkojë prova, atëherë kjo do të ishte shenja e parë e një implikimi të mundshëm të Kolegjit Evropian në Tiranë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy