
Kompania Moderna ka ngritur një padi ndaj Pfizer dhe partnerit të saj gjerman BioNTech për vaksinat antiCovid.
Sipas Moderna teknologjia e përdorur në vaksinat Pfizer-BioNtech shkel patentat e saj të paraqitura midis 2010 dhe 2016.
Ne po e ngremë padinë për të mbrojtur platformën tonë inovative të teknologjisë mRNA në të cilën kemi investuar miliarda.
Paditë për patentë, të zakonshme në industrinë e bioteknologjisë, zakonisht zhvillohen gjatë viteve dhe shpesh përfundojnë në gjykatat federale të apelit. Mund të kalojnë tre deri në pesë vjet përpara se të zgjidhet mosmarrëveshja e Moderna me Pfizer-BioNTech.



