Zjarri në landfillin e Bushatit/ Sokoli: Ndotja, 4 herë më e lartë se normat e lejuara (VIDEO)

Zjarri në landfillin e Bushatit/ Sokoli: Ndotja, 4 herë më e lartë se normat e lejuara (VIDEO)

Prej dy ditësh, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë landfillin e Bushatit në Shkodër, ku djegia e mbetjeve ka shkaktuar ndotje të konsiderueshme të ajrit.

 

Imeld Sokoli, anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se ndotja mjedisore në Shkodër nga ky zjarr ka qenë 4 herë mbi normat e lejuara.

 

Duhet të bëhet ekspertizë sa më shpejt që të kemi zbardhje të këtij rasti. Nuk ka rëndësi nëse është aksidentale apo jo. Do e thellonte skandalin vënia e qëllimshme e zjarrit, por imapkti në ndotjen mjedisore është ai që ka rëndësi ku impakti në ndotjen mjedisore është ai që ka rëndësi. Niveli i ekspozimit të ndotjes është shumë i madh. Në qytetin e Shkodrës dhe jo në afërsi të zonës raportohet që cilësia e ajrit, ose normat kanë kaluar me 4 herë normat e lejuara të cilësisë së ajrit.

 

Ekspozimi ndaj ndotjes është shumë i lartë në këto zona. Dedektorët, apo matësit e cilësisë së ajrit raportojnë në oraret e vona të darkës një shifër 4 herë mbi normën e lejuar të cilësisë së ajrit. 

 

Më tej Sokoli tha se landifllimi i Bushatrit është drejt mbushjes 100% të tij. 

 

Edhe nga vjetërsia e këtij landfilli mund të themi që është drejt pikës së mbushjes 100% të tij.

 

Pyetjes se si mund të përmirësohet kjo situatë , Sokoli iu përgjigj: 

 

Duhet të kishte një shërbim publik dhe jo shërbim i dhënë me koncesion. Mund të kishim një shërbim jo kaq të shtrenjtë sa është në kuadër të koncesionit. E dyta të fuste në përdorim politikat e ripërdorimit dhe riciklimit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy