Përkujtohet rrethimi i Sarajevës/ Dodik: Do hyjmë në aleancë ushtarake me Serbinë dhe Hungarinë

Përkujtohet rrethimi i Sarajevës/ Dodik: Do hyjmë në aleancë ushtarake me Serbinë dhe Hungarinë

Boshnjakët kanë përkujtuar këtë të shtunë 33 vjetorin e rrethimit të Sarajevës, kryeqytetit të Bosnjë-Hercegovinës. Një pjesë e ushtrisë Jugosllave dhe trupa të shumtë paramilitarë filluan rrethimin e Sarajevës më 5 prill 1992, i cili zgjati 1,423 ditë, ndërsa u vranë më shumë se 11,000 njerëz.

Gjenocidi në Bosnjë, sipas mediave vendase, shkaktoi mbi 105 mijë viktima. Lufta u mbyll me marrëveshjen e Dejtonit, në SHBA. Aktualisht, ka ende tensione në Bosnjë për shkak të tendencave separatiste të entitetit serb. Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik propozoi këtë shtunë që entiteti serb në Bosnjë të bëhet pjesë e aleancës ushtarake mes Serbisë dhe Hungarisë.

Republika Srpska "ka të drejtë" ta bëjë këtë. Duke pasur parasysh se ka kapacitete të konsiderueshme policore, ajo mund ta mbështesë këtë marrëveshje. Ne mund të jemi vëzhgues, mund të jemi anëtarë, mund të jemi vetëm bashkëpunëtorë në kuadrin e çështjeve të ndryshme të sigurisë.

Ndërkohë, sipas Kushtetutës së Bosnjës, entitetet nuk kanë kompetencë për të udhëhequr politikën e jashtme dhe ushtarake, për të cilën janë kompetente vetëm institucionet në Sarajevë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy