
Sipas një raporti Rusia ka fituar gati 100 miliardë dollarë nga eksportet e naftës dhe gazit gjatë 100 ditëve të para të luftës në Ukrainë.
Të ardhurat kanë rënë që nga muaji mars, pasi shumë vende iu shmangën furnizimeve ruse, por mbeten të larta, zbuloi Qendra e pavarur për Kërkimin për Energjinë dhe Ajrin e Pastër.
BE, SHBA dhe Britania e Madhe janë ndër ato që janë zotuar të shkurtojnë importet ruse.
Bashkimi Evropian përbënte 61% të këtyre importeve, me vlerë rreth 59 miliardë dollarë.
Në përgjithësi, eksportet e naftës dhe gazit rus janë në rënie dhe të ardhurat e Moskës nga shitjet e energjisë kanë rënë gjithashtu.
Por, këto të ardhura tejkaluan koston e luftës në Ukrainë gjatë 100 ditëve të para sipas raportit nga qendra kërkimore që vlerëson se Rusia po shpenzon rreth 876 milionë dollarë në ditë për pushtimin.



