Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, politikani Valon Bela dhe Bekir Halimi janë shpallur “non grata” për 10 vite nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë, pasi konsiderohen si persona të rrezikshëm, që dyshohen se kanë kryer veprimtari armiqësore ndaj sovranitetit të vendit.
Në një reagim pas këtij vendimi, Bela tha se ky është një akt i sinkronizuar mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.



