Veliaj flet në Kushtetuese: Demokracia po vihet në sprovë, bashkëpunëtorët e mi Zoti i faltë (VIDEO)

Veliaj flet në Kushtetuese: Demokracia po vihet në sprovë, bashkëpunëtorët e mi Zoti i faltë (VIDEO)

Kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës, Erion Veliaj në fjalën e tij në Gjykatën Kushtetuese ku shqyrtohet ankimimi i bërë prej tij kundër shkarkimit, e cilëson gjithçka si përpjekje për ta denigruar.

 

Ai iu kërkoi anëtarëve të Kushtetueses që të mbrojnë së bashku demokracinë që vihet në sprovë, duke shtuar se mos prezenca e tij nuk ka qenë zgjedhje, por izolim i imponuar nga shteti, nga letra anonime.

 

Ndër të tjetra ai deklaroi se shkarkimi erdhi nga bashkëpunëtorët e tij, duke uruar që Zoti t’i falë.

 

Beteja për tu dëgjuar vjen pas një sage të gjatë zhgënjyese për të dëgjuar se çfarë kam bërë se jam rrëmbyer nga zyra ku më kanë zgjedhur qytetarët dhe jam mbyllur në një qeli  me një regjim burgosjeje më të rëndë sesa vrasjeje seriale. 

 

Kam sot më shumë policë në gjykatë sesa avokatë. Kam përjetuar periudhë të gjatë të mbushur me shkelje të të drejtave themelore si qytetar, dhe mbi të gjithë periudhë denigrimi dhe përpjekje për të heshtur zërin e një të zgjedhur tre herë radhazi.

 

Por është një përçmim, neveri ndaj votës, ndaj gjësë më të shenjtë që ka demokracia.

 

Kjo nuk është thjesht një përpjekje për të më deniguruar, kjo është përçmim ndaj votës, gjësë më të shtrenjtë.

 

Dal sot para jush si kryetar i bashkisë së Tiranës, i zgjedhur me 160 mijë vota. Nuk jam këtu për të mbrojtur veten se nuk kam kryer asnjë shkelje. 

 

Por iu kërkoj një gjë të vetme: a mund ta mbrojmë së bashku demokracinë që vihet në sprovë?

 

Ky mandat nuk është mandati im, është një besëlidhje publike, që qytetarët ma kanë dhënë me vullnet të lirë dhe për mbrojtjen e saj do e mbroj deri në fund se nuk po nmbroj një karrige, por shpirtin e qytetit dhe popullit të vetë.

 

Askush nuk mund ta ndërpresë mandatin, përveç shkeljes së Kushtetutës dhe ligjit.

 

Unë pyes sot: cilën shkelje të rëndë të Kushtetutës kam kryer si kryetar i bashkisë?

 

 Ato që Kushtetuta i mbron shpresoj që në këtë sallë të thuhen me zë të lartë.

 

Në këtë seancë nuk po shqyrtohet një vend pune, kjo është një seancë demorkatike, që shqyrton themelet ku qëndron shteti.

 

Besimi im se vota e lirë është më e fortë se kulisat politike është fuqia që më shtyn të bëj këtë betejë. 

 

Bindja ime se drejtësia duhet të burojë nga Kushtetuta dhe jo nga protagonizmi politik apo etja për karrierë mbi kurriz të lirive themelore të qytetarëve është e palëkundur.

 

Kur beson se ke dhënë gjithçka për këtë mandat vjen arsyeja për të cilën të largojnë nga detyra dhe citoj: mos prezenca në detyrë për më shumë se 3 muaj. 

 

Nuk kishte se si të më fyenin më rëndë se kaq! Ka qenë fyerja më e rëndë e jetës time publike! 

 

Kjo është fyerja më e rëndë sepse erdhi nga bashkëpunëtorët e mi, nga njerëz që më njohin më mirë se kush do tjetër. Zoti i faltë!

 

Lutem çdo natë për ta dhe i them Zot fali se nuk dinë çfarë kanë bërë me atë vendim.

 

Vetëm kjo gjykatë mund ta rikthejë shtetin në binarët e Kushtetutës dhe të mbrojë qytetarin nga abuzimi i pushtetit që ai vetë ia ka dhënë.

 

Nuk jam këtu për të kërkuar mëshirë apo privilegj, vij këtu për të kërkuar drejtësi kushtetuese. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy