Ministrat lënë mandatet, ja cilët bëhen deputetë në vend të tyre

Ministrat lënë mandatet, ja cilët bëhen deputetë në vend të tyre

Deputetët e koalicionit qeverisës, të cilët tanimë janë betuar si ministra të Qeverisë së Kosovës, do t’ua lirojnë vendin kolegëve nga partitë e tyre, përveç, Ramush Haradinajt që ia liron vendin një kandidati të PDK-së dhe Behgjet Pacollit, i cili ia liron vendin një kandidati të LDK-së.

Duke marrë parasysh që deputetët në momentin që bëhen ministra, zëvendësohen nga kolegët e tyre brenda koalicionit, në bazë të renditjes së votave, del që kryeministrin Haradinaj do ta zëvendësojë Nait Hasani nga PDK me 9578, pastaj në vend të Enver Hoxhajt do të vijë Fadil Bekma nga PDK me 9234 vota.

Kurse, Fatmir Limajn do ta zëvendësojë kolegu i tij nga Nisma për Kosovën, Enver Hoti, me 9182 vota.

Në vend të Pal Lekajt, deputet do të bëhet Gani Dreshaj i AAK-së me 9180 vota. Kurse, në vend të Rrustem Berishës, deputet do të bëhet Bekë Berisha nga AAK me 9100 vota.

Në vend të Behxhet Pacollit, do të bëhet deputet Imet Rrahmani nga LDK me 7272 vota./KosovaPress/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy