BE do të bojkotojë samitin e Hungarisë për punët e jashtme

BE do të bojkotojë samitin e Hungarisë për punët e jashtme

Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian do të kundërshtojnë Hungarinë duke organizuar samitin e tyre të punëve të jashtme në gusht, në vend që të udhëtojnë në Budapest për eventin e kryeministrit Viktor Orbán.

Hungaria, e cila mban presidencën e radhës të Këshillit të BE-së, planifikon të presë një samit të punëve të jashtme në Budapest më 28-29 gusht - një mundësi kjo që do t’i shërbejë Orbanit për t’i dhënë formë axhendës së politikës së jashtme të bllokut.

Por pasi Orbán pengoi ndihmën për Ukrainën dhe pas vizitave në Moskë dhe Pekin, ku u takua me Vladimir Putin dhe Xi Jinping, takime të cilat nuk i koordinoi me 26 liderët e tjerë kombëtarë të BE-së, shumë ministra të Jashtëm kanë kërkuar një mënyrë për të mos u bërë mbështetës në atë që ata besojnë se nuk do të jetë gjë tjetër veçse një shfaqje propagandistike e Orbanit.

Kjo ka bërë që Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së, të thërrasë ministrat në një këshill "formal" të punëve të jashtme në të njëjtën kohë me samitin e Orbanit. Lajmin e bën të ditur Politico, e cila u referohet tre diplomatëve të BE-së me njohuri të drejtpërdrejta mbi këtë plan, por që mbeten anonimë për shkak të sensitivitetit të çështjes.

“Nëse do të ketë një këshill formal të punëve të jashtme, të organizuar nga përfaqësuesi i lartë [Borrell] në të njëjtën ditë, ministrat nuk do të mund të shkojnë në Budapest”, tha një nga diplomatët.

Një tjetër shtoi se duke bojkotuar takimin e Budapestit, ministrat e tjerë të jashtëm donin të "dërgonin një sinjal të qartë se Hungaria nuk flet për BE".

Edhe para luftës Rusi-Ukrainë, tensionet mes BE-së dhe Hungarisë kanë qenë ekzistuese. BE pretendon se nën qeverisjen e Orban, Hungaria ka shënuar hapa pas në demokraci dhe në sundimin e ligjit, si dhe ka prishur funksionimin normal të Unionit duke bllokuar miratimin e ligjeve ose financimin për të fituar koncesione në fusha që nuk kanë lidhje.

Ministrat e vendeve të tjera të BE-së kanë qenë të gatshëm t'ia përcjellin Hungarisë këtë mesazh. Në takimin e parë nën presidencën hungareze, të organizuar në Budapest për të diskutuar politikën industriale, u paraqitën vetëm shtatë ministra nga vende të tjera. Nuk mori pjesë asnjë komisioner.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy