Lapardhaja: PD-ja e mbetur është produkt i berishizmit, duhet të shkëputet nga kjo retorikë

Lapardhaja: PD-ja e mbetur është produkt i berishizmit, duhet të shkëputet nga kjo retorikë

Anëtari i Partisë Demokratike Namir Lapardhaja deklaron se PD-ja duhet të shkëputet nga retorika e Berishizmit dhe të krijojë një alternativë të re.

Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV Lapradhaja thotë se ky proces edhe me ndihmën amerikane është i vështirë dhe s’mund të kryhej nga Basha në kushte normale.

Duhet të pranojmë një fakt që PD e ngelur është produkt i Berishizmit, edhe ligjërimi i saj edhe narrativa e saj. Edhe sot që Berisha po goditet në filozofi, pjesë të PD-së vazhdojnë me të njëjtën retorikë. Ndërkohë që ajo duhet të shkëputet nga kjo retorikë dhe të krijojë një narrativë të re përtej Berishës. Sepse çfarë ka ndodhur pas 9 shtatorit. PD duhet ta tejkalojë Berishën dhe të krijojë një alternativë të re. Basha dhe PD nuk po shkëputen dot nga Berishizmi me ndihmën e amerikanëve, dhe ‘sulmet’ e NATO-s. Si mund të shkëputej në një situatë normale?! Vetë z.Basha është produkt i z.Berisha, vetë kjo PD është produkt i këtij njeriu. Kjo ndarje që po ndodh sot nuk është e lehtë, është e detyruar. PD duhet ta tejkalojë Berishën edhe si alternativë. Vetëm 92-shin ka qenë Berisha shumicë në këtë vend”, tha Lapradhaja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy