
Nisja e vaksinimeve dhe premtimi i kryeministrit Edi rama se vendi do të jetë i hapur në verë, ka ngjallur shpresat për një mirëfunksionim të sektorit të turizmit në vend, të paktën në krahasim me vitin e kaluar. Për të folur më tepër rreth problematikave që ka ky sektor aktualisht por edhe pritshmërive, në studio e lajmeve të MCN TV ishte i ftuar Z. Zak Topuzi, kryetar i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit.
I pyetur se sa shpresëdhënëse është për këtë sektor nisja e vaksinimit masiv ai tha se vaksinimi ëhstë një nga kushtet kryesore për zhvillimin e turizmit teksa sqaroi se pa një vaksinim total sërish parashikohen pengesa për bllokime.
“Sigurisht vaksinimi është një nga kushtet kryesore për zhvillimin e turizmit normal. Por dhe kjo ka problemet e saj sepse pa një vaksinim total sërish do të ketë pengesa nëse e gjithë popullsia nuk do jetë vaksinuar. Sigurisht ky do jetë përsëri një vit prove, viti ka nisur me bllokime të vazhdueshme, shumë shtete skanë ende një ide të qartë se çfarë do bëhet. Shumë vende si Spanja dhe Grqeia janë iniciatorët për një lëvizje hapje por që dhe ata janë problematike për momentin. Gjermania sërisht nuk është hapur, pra do të kemi një verë e cila nuk ka një dritë jeshile totale por shpresojmë më e mirë se vera e kaluar”, u shpreh Topuzi.
-Është ende pak herët, por sa i për gatitur është vendi për nisjen sezonit turistik? Si janë pritshmëritë për këtë vit?
2020 ishte i veështirë 63% më pak turistë erdhën në Shqipëri dhe kjo tregon se ishte vit me pritshmëri të pakët. Turizmi nuk është se ka ndonjë problem për tu përgatutur për këto kapacite jemi pothuajse gati dhe shpressojmë që edhe ky vit të kapi kapacitetet e vitit të kaluar se do jetë një turizm më shumë rajonal. Prapë do jetë mbështetje kryesore turizmi I Kosovës. Dhe sigurisht që janë funizuesit kryesore meqënëse vendet tona, Shqipëria nuk ka vënë kufizime ka mundësi më tepër që ky numër të jetë në rritje.
-Një nga problemet më të mëdha sezonin e kaluar ishte minimizimi i plazheve publike. Shumë turistë të huaj e kanë raportuar si shqetesim koston e lartë në plazhet private. Si do të administrohen këtë vit plazhet?
Viti që kaloi ka qenë një vit ku akoma nuk kishte një informacion të plotë për pandeminë dhe sezoni filloi shumë vonë. Filloi në javën e parë të korrikut dhe gjithmonë ka pasur diskutime si do trajtohej bregu i detit. Këtë vit gjërat janë më të qarta por mund të bëhemi gati më parë nëse vjet nuk e dinim nëse do përdorej apo jo tani e kemi të qartë se plazhi apo pishinat nuk janë problem për pandeminë. Duke nisur më herët shpresojmë që kjo ti japi një dorë turizmit. Kufinjte vazhdojnë të jenë të kufizuar dhe secili vend po mundohet të bëjë politika që mos të lejojë daljen e buxhetit jashtë. Të gjitha këto do e kufizojnë turizmin.
-Çpo bëhet me brandimin e hoteleve zoti Topuzi, ka patur shumë diskitime lidhur me këtë çështje?
Akoma nuk ka ndonjë lëvizje të qartë të brandeve në Shqipëri më tepër janë komercial. Sot për sot kemi vetëm një brand dhe Hilton u largua për shkak të pandmeisë, akoma nuk ka një qëndrim të qartë dhe Shqipëria e vuan këtë problem ndryshe nga rajoni. Shqipëria është akoma në fazën ku këto investime nuk kanë ardhur. Pandemia bëri që investimet të zgjaten, shpressojmë që vera e 2022 të jetë një turizëm normal për tju kthyer situatës së 2019 e cila kërkon një vëmendje të madhe nga qeveria të njëjtën gjë që kanë bërë edhe vendet e rajonit.



