
Një tërmet me magnitudë 6.6 ballë të shkallë goditi provincën e Sichuan, në Kinën jugperëndimore, sipas instituti gjeozizmik amerikan, USGS.
Tërmeti, ndodhi në orën 12.52 me orën lokale (06.52 me orën tonë) dhe e kishte epiqendrën 45 kilometër në jug-lindje të Kangding dhe në një thellësi prej 10 kilometër.
Për momentin, nuk ka raportime për viktima apo dëme të konsiderueshme, por lëkundja është ndjerë fuqishëm deri në Chengdu, kryeqyteti i Sichuan, i cili ka 21 milionë banorë dhe që nga 1 shtatori është në izolim prej Covid.
Tërmetet janë mjaft të zakonshme në Kinën jugperëndimore, veçanërisht në Sichuan dhe Yunnan. Më i fundit që goditi zonën, qershorin e kaluar, ishte 6.1 ballë, i ciu iu mori jetën katër personave dhe plagosi dhjetëra të tjerë.



