Trafikonin kanabis nga SHBA në Shqipëri duke përdorur postën, arrestohen 2 persona/ Një tjetër shpallet në kërkim

Trafikonin kanabis nga SHBA në Shqipëri duke përdorur postën, arrestohen 2 persona/ Një tjetër shpallet në kërkim

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi trafikonin lëndë narkotike kanabis sativa, nga ShBA, në vendin tonë, duke përdorur shërbimin postar.

Në prangat e policisë kanë rënë G. D., 23 vjeç, dhe një 16-vjeçar, ndërkohë që është shpallur në kërkim shtetasi S. K., 23 vjeç.

Tre shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, trafikonin lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.

Në cilësi e provës materiale u sekuestruan 5 kg kanabis sativa me përqindje të lartë THC, me vlerë 90 000 euro n.q.s. do të shitej te përdoruesit, 5 aparate celulare, 8000 euro dhe shuma të tjera parash.

Njoftimi: Finalizohet pas një pune hetimore disamujore, operacioni policor i koduar “Çikago”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Trafikonin lëndë narkotike kanabis sativa, nga ShBA, në vendin tonë, duke përdorur shërbimin postar, vihen në pranga dy shtetas dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Sekuestrohen 5 kg kanabis sativa, me përqindje të lartë THC, me vlerë 90 000, euro n.q.s. do të shitej te përdoruesit, e ndarë në pako, 5 aparate celulare, 8000 euro, dhe shuma të tjera parash.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Çikago”.

Si rezultat u godit një grup që trafikonte lëndë narkotike, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar, dhe u vu në pranga shtetasi G. D., 23 vjeç, dhe një 16-vjeçar. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S. K., 23 vjeç.

Tre shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, trafikonin lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.

Në cilësi e provës materiale u sekuestruan 5 kg kanabis sativa me përqindje të lartë THC, me vlerë 90 000 euro n.q.s. do të shitej te përdoruesit, 5 aparate celulare, 8000 euro dhe shuma të tjera parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy