Aksion antidrogë në Elbasan, lëshohen  50 masa arresti, sekuestrohen armë, lëndë narkotike dhe para (VIDEO)

Aksion antidrogë në Elbasan, lëshohen 50 masa arresti, sekuestrohen armë, lëndë narkotike dhe para (VIDEO)

Një aksion antidrogë është zhvilluar këtë të enjte në qytetin e Elbasanit ku bëhet me dije se është goditur një grup kriminal. Aksioni ka nisur prej orëve të para të mëngjesit të sotëm. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se dhjetëra persona janë shoqëruar për verifikim. Sipas korrespondentit të MCN Tv hetimet janë kryer me metoda proaktive nga prokuroria e Elbasanit. Anëtaret e grupit janë identifikuar me metoda speciale te hetimet, ndërkohë për rastin prokuroria e Elbasanit ka lëshuar mbi 50 masa arresti. Sipas burimeve 90% e këtyre masave janë ekzekutuar. Burime bëjnë me dije se ne kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar drogë, arme dhe shuma monetare të përfituara nga aktiviteti kriminal. Grupi i trafikanteve merreshin me shitje droge ne qytet. Ndaj personave nen hetim rëndon akuza e "prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy