Ish-prokurori Ervin Karanxha tha në Mcn Live se Erion Veliaj ka të drejtë të dëgjohet në Këshillin Bashkiak, pasi përndryshe mund të kemi pavlefshmëri absolute të procesit. Megjithatë Karanxha vë në dukje se Bashkia e Tiranës ka nevojë për zhbllokim.
“Është neni 62, paragrafi 3, thotë në mënyrë të qartë që Këshilli Bashkiak i propozon kryeministrit shkarkimin e kryetarit të bashkisë, kur s’është paraqitur 3 muaj në punë. Dispozita do aplikohet, është ligjore. Bashkia e Tiranës është bashkia qendrore. Ka punë që i takojnë kryetarit të bashkisë, që s’mund të delegohet. Bashkia e Tiranës ka nevojë për zhbllokim. S’mund të lëmë Tiranës pa kryetar bashkie. Çështja penale do shkojë në Strasburg. Për çështjen administrative duhet parë pse s’lihet. Kjo e drejtë i takon që të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Shkelja e kësaj procedure sjell pavlefshmëri absolute, se është e drejta e mbrojtjes. Për mua është shkelje procedure dhe duhet parë kush e pengon. Ai ka çuar shkresë, ore më dëgjoni. Ai juristi i bashkisë mbase s’e di mirë procedurën”.



