Java e dytë e bojkotit/ Sot sërish protestë kombëtare nga pedagogët

Java e dytë e bojkotit/ Sot sërish protestë kombëtare nga pedagogët

Teksa futemi në javën e dytë të bojkotit të pedagogëve, pas replikash e kundër replikash me qeverinë e Ministrinë e Arsimit, Sindikata e Punonjësve të Arsimit është më e vendosur se kurrë në kërkesat e tyre.

Pedagogët kanë lajmëruar se sot do të ketë sërish protestë kombëtare, duke theksuar se do të ketë bojkot deri në plotësimin e kërkesave.

Protesta është lajmëruar të nisë në orën 11:00 para Korpusit universitar në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Që prej më shumë se një muaji Sindikata e Universiteteve përsëriti kërkesat për të kthyer dinjitetin e pedagogëve me dyfishimin e pagave dhe investimin në kërkimin shkencor edhe kushtet infrastrukturore.

 Kjo lëvizje përshkallëzon bojkotin, deri në plotësimin e kërkesave të tyre, siç është rritja e pagave.

Sipas Sindikatës, protesta do të nisë në orën 11:00, në formën e bojkotit total, përpara Godinës se Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik, ku do te marrin pjese të gjitha universitetet publike të vendit.

KERKESAT E PEDAGOGEVE

  • Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
  • Rritja e financimit për kërkimin shkencor Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmi shëndeti në punë’
  • Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
  • Rivlerësimi i orës mësimore, pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosdiferencimit të orës mësimore të leksionit.
  • Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
  • Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
  • Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy