Kapet me lista votuesish dhe shuma parash, ndalohet doganieri në Shkodër

Kapet me lista votuesish dhe shuma parash, ndalohet doganieri në Shkodër

Një person është arrestuar në Shkodër pasi u kap me disa lista votuesish dhe shuma parash të dyshuara se do t’u jepeshin shtetasve në këmbim të votës së nesërme.

Mësohet se policia e Shkodër ka arrestuar Izmir Bushaj 26 vjeç banues ne fshatin Kullaj, me detyre doganier ne doganën e Vermoshit. Bashkë me të u prangos edhe shtetasi Xhyher Bushaj.

Nga hetimet e para, sipas policise, ketyre dy personave, ne momentin e ndalimit iu gjeten brenda automjetit ku udhëtonin, tip Hunday me targa AA 797 MK një liste votuesish si dhe sasi e konsiderueshme parash.

Shuma qe dyshohet se ishin te destinuara për personat e percaktuar me qellim blerjen e votës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy