18 euro ora të parkosh në Paris/ Ndalohen fuoristradat në qendër të qytetit

18 euro ora të parkosh në Paris/ Ndalohen fuoristradat në qendër të qytetit

Qytetarët e Parisit votuan 54.55 për qind në favor që makinat tip fuoristradë të paguajnë 18 euro në orë për parkim në qendër të qytetit. 78,000 nga 1.3 milionë votues morën pjesë në 39 qendrat e votimit të ngritura rreth kryeqytetit francez.

Kryebashkiakja socialiste An Hidalgo u shpreh entuziaste për këtë masë.

Kjo është një zgjedhje e qartë e parisienëve në favor të shëndetit tonë dhe për një planet më të mirë. Kemi ndërtuar shumë rrugë për këmbësorë dhe korsi për çiklizëm si përpjekje për të dekurajuar përdorimin e makinave dhe për të reduktuar emetimet e karbonit.

Mediat opozitare në Francë shkruajnë se Parisi do të presë Lojërat Olimpike 2024 dhe Hidalgo rrallëherë humbet një shans për t'u mburrur me nismat e saj. Një pjesë e opozitës, ndërkohë e kundërshton këtë masë. Kjo tregon shkallën e manipulimit të qytetit nga qeveria, sipas tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy