Flaka në Kuvend/ Ministri i Brendshëm paralajmëron referimin e çështjes në SPAK

Flaka në Kuvend/ Ministri i Brendshëm paralajmëron referimin e çështjes në SPAK

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka paralajmëruar referim në SPAK të ngjarjeve të ndodhura dje në Parlament. Hoxha ka listuar disa vepra penale, që pretendon se janë kryer nga deputetët e opozitës. Ai thekson se “blutë” dhe Garda e Republikës kanë administruar pamjet filmike dhe çdo element tjetër me interes për hetimin.

“Flakët e zjarrit, pasditen e djeshme, në dyert e Kuvendit të Shqipërisë, që është tempulli më i lartë i një sistemi demokratik, janë akt që përdhos ndjenjat e qytetarëve të këtij vendi. Kuvendi mbetet thelbi i shprehjes së vullnetit dhe besimit të votuesve, ndaj çdo akt vandalizmi brenda apo në dyert e tij, është absolutisht i papranueshëm dhe i ndëshkueshëm ligjërisht.

Pengimi i ushtrimit të funksioneve kushtetuese, Heqja me dhunë e të drejtës së fjalës,

Goditja për shkak të detyrës,

Rrezikimi i jetës së deputetëve duke i goditur me mjete të forta,

Shkatërrimi me zjarr i pronës publike, ishin akte të rënda dhune dhe vandalizmi.

Në Parlament nuk vihet me shishe benzine, por për të ushtruar lirinë e të drejtës së fjalës mbi bazën e mandatit që merr nga zgjedhësit.  Zjarrvënia, por dhe aktet e tjera të dhunës gjatë seancës parlamentare, ishin vendngjarje për organet ligjzbatuese.

Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë kryer menjëherë të gjitha veprimet procedurale, duke administruar pamjet filmike dhe çdo element tjetër me interes për hetimin. Ngjarja do të referohet në përfundim të këtyre veprimeve, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), për shkak të cilësive të veçanta, që kanë deputetët”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy