Princi William: Ky vit ka qenë viti më i vështirë i jetës sime

Princi William: Ky vit ka qenë viti më i vështirë i jetës sime

Princi William ka thënë se ky vit është ndoshta “më i vështiri” i jetës së tij, pasi babai i tij, Mbreti Charles, është diagnostikuar me kancer, ashtu si edhe gruaja e tij, Kate Middleton.

Në një intervistë për mediat britanike, në fund të vizitës së tij në Afrikën e Jugut, trashëgimtari i kurorës britanike pranoi se viti i tij ishte “i tmerrshëm” dhe ndoshta më i vështiri deri më tani.

Mbreti Charles, i cili u diagnostikua me kancer në shkurt, së fundi udhëtoi në Australi dhe Samoa, ndërsa Kate, e cila iu nënshtrua kimioterapisë parandaluese, e përshkroi vitin e kaluar si “jashtëzakonisht të vështirë” për familjen.

Jam shumë krenar për gruan dhe babanë tim për mënyrën se si ata e kanë trajtuar të gjitha, por nga pikëpamja personale, si familje, ka qenë brutale,” tha William, duke shtuar se Kate tani është “me të vërtetë mirë”.

Princi i Uellsit ka qenë në Afrikën e Jugut për ceremoninë e ndarjes së çmimeve të tij Earthshot. Të mërkurën mbrëma, pesë projekte secili fituan 1 milion £ në para për risitë e tyre mjedisore.

Getty Images Princit të Uellsit i dorëzohet një peshk teksa flet me një peshkatar lokal në Cape Town

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy