Kalemaj: Hetimet për faturat fiktive janë maja e ajsbergut në raport me çështjet ku implikohet Erion Veliaj (VIDEO)

Kalemaj: Hetimet për faturat fiktive janë maja e ajsbergut në raport me çështjet ku implikohet Erion Veliaj (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se dosja hetimore e SPAK për faturat fiktive të çiftit Veliaj, është vetëm maja e ajsbergut në raport me çështjet ku kryebashkiaku i Tiranës është përfshirë. Sipas Kalemajt kryeministri Edi Rama po bën kalkulimet e tij në raport me Erion Veliajt, prandaj po heziton ende për ta lëshuar totalisht. Politologu vuri në dukje se Veliaj s’ka përse ta mbajë me zor postin e kryebashkiakut, kur s’ka pushtet në bashki, dhe kjo pozitë nuk është se e ka ndihmuar deri më tani.

Është në formën e ajsbergut, ku dihet vetëm pjesa e dukshme, 10 për qindshi, dhe besoj që 90 për qind janë të papublikuara, apo të panjohura, dhe s’i referohem vetëm faturave të znj.Xoxa, por u referohem dosjeve të tjera që ose kanë shkuar në gjykatë dhe është përjashtuar nga përgjegjësia penale Veliaj deri tani, si rasti 5D-së, ose nuk kanë shkuar në gjykatë akoma Tirana Parking, operacioni i Ndraghetës e kështu me radhë, që kanë përgjegjës jo vetëm z.Veliaj por edhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Veliajt. 

Kjo është një aferë ku janë të përfshirë edhe oligarkë të famshëm, që po përpiqen të shpëtojnë vetë duke ia hedhur përgjegjësinë çiftit Veliaj. Thashë është maja e ajsbergut jo vetëm në raport me çështjen aktuale, por edhe çështje të tjera ku Veliaj ka lidhje me to, janë inceneratorët, 5D-ja, Tirana Parking, kompania që u krijua për të menaxhuar pronat publike në Tiranë, ku ishte kryetar bordi Mazniku. 

Veliaj që në fillim ka bërë disa gafa, që për staturën e tij, gruaja që është avokate, nuk duhet t’i kishte bërë. Këto më tepër ia kanë rënduar pozitën. Rasti i biznesmenit të Kodrës së Diellit është një nga rastet më flagrante. Duhet thënë që SPAK-u i ka të gjitha mundësitë për të provuar para GJKKO-së lidhjet e hershme që ka pasur Veliaj me këtë biznesmen. Fijet janë të shumta dhe kushdo që jeton në atë zonë dhe Tiranë është në dijeni të këtyre fijeve. Arsyet pse heziton z.Rama për të lëshuar totalisht z.Veliaj janë disa. 

E para e punës duhet që Veliaj të japë dorëheqjen, por ai refuzon. Mund ta bënte përmes Këshillit Bashkiak, por kjo mund t’i hapte probleme të tjera...Z.Rama ka thënë që po mendohet. Një nga planet është që të vazhdojë me nënkryetaren aktuale Ristane dhe të presë për një kandidat pas dy vjetësh. Një variant tjetër është të gjejë një kandidat. Por fakti është që z.Rama bën kalkulimet e tij, në raport jo vetëm me një fitore të mundshme në Tiranë, por edhe në raport me raportet politike që do ndërtojë nga vjeshta e tutje, që për momentin e kanë kushtëzuar vendimmarrjen. 

Z.Veliaj s’ka pse e mban me zor atë post, kur s’ka asnjë pushtet në atë bashki. Veliaj është tradhtuar edhe nga bashkëpunëtorët më të afërt që janë kthyer në deponues. Marrëdhëniet me z.Rama janë më të ndera se kurrë, pavarësisht ushtrisë që Veliaj ka në media”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy