Falsifikonin firmat e mjekëve për aplikim patente, 2 në pranga dhe një 26-vjeçare në kërkim

Falsifikonin firmat e mjekëve për aplikim patente, 2 në pranga dhe një 26-vjeçare në kërkim

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës, ndërsa një 26-vjeçare është shpallur në kërkim pasi akuzohen se falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor për rinovimin e patentave.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi disaditor zhvilluan dhe finalizuan operacionin e koduar “Formulari” si rezultat i të  cilit u vunë në pranga shtetasit: Igli Katroshi, 51 vjeç dhe Albion Goxhaj, 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.

U procedua në gjendje të lirë shtetasi D. F., 40 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasja O. D., 26 vjeçe. 

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor duke plotësuar fiktivisht formularët që plotësohen për aplikimin ose rinovimin e lejeve të drejtimit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar formularë të falsifikuar, kuponë jotatimor të prerë fiktivisht, mandate arkëtimi të falsifikuar dhe aparate celularë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy