Mbajti gruan e vdekur në frigorifer për të marrë pensionin, dënohet burri në Suedi

Mbajti gruan e vdekur në frigorifer për të marrë pensionin, dënohet burri në Suedi

Një gjykatë suedeze ka dënuar me 3 vjet e gjysmë burg një 57-vjeçar norvegjez, me akuzën e mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, pasi kishte mbajtur në frigorifer partneren e tij të vdekur, gjithashtu norvegjeze për të marrë pensionin e saj.

Gjykata e Qarkut Warmland tha se burri, emri i të cilit nuk u bë i ditur, u dënua, i akuzuar për shkelje të rënda të lirive civile, mashtrim të rëndë dhe falsifikim dokumentesh.

Burri u tha hetuesve se e vendosi gruan në një frigorifer pasi e gjeti të vdekur në shtëpinë e tyre. Të dy jetonin në Arjang, rreth 340 kilometra në perëndim të Stokholmit.

Sipas gjykatës, burri e kishte ruajtur trupin në frigorifer të cilin e përdorte edhe për të ruajtur ushqimet. Hetuesit gjetën trupin e gruas në frigorifer në mars, pas një sinjalizimi.

Burri u kishte thënë të afërmve dhe miqve se partnerja e tij ishte ende gjallë.

Në një deklaratë, gjykata tha se burri mbuloi vdekjen e gruas për të marrë pensionin e saj.

Sipas akuzës, burri ka kryer një mashtrim “sistematik” për afërsisht 1.3 milionë korona, rreth 109 mijë euro. Lidhur me falsifikimin e dokumenteve, sipas gjykatës, burri ka kryer ndryshime pronësie dhe regjistrime automjetesh në emër të të ndjerës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy