
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se ka prova që Rusia po përdor bomba thërrmuese (Cluster) në pushtimin e saj.
Përmes një konference për mediat shefi i aleancës euro-atlantike tha:
Kemi parë përdorimin e bombave thërrmuese dhe kemi parë raporte për përdorimin e llojeve të tjera të armëve që do të ishin në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.
Ai gjithashtu thotë se aleanca ushtarake perëndimore nuk do të krijojë një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë dhe as do të dërgojë trupat e saj atje, por premton ndihmë të tjera për Kievin dhe i kërkoi Presidentit Vladimir Putin që t'i japë fund pushtimit menjëherë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s paralajmëroi se Ukraina do të përballet me ditë edhe më të kqija se këto që ka kaluar.



