Në Kosovë, autoritetet po monitorojnë në mënyrë rigoroze zbatimin e masave anti-Covid.
Gjatë 24 orëve të fundit, policia e Kosovës ka vendosur 1 mijë e 50 gjoba ndaj qytetarëve që kanë shkelur masat.
Zbatimi i masave duket se po reflektohet në mbajtjen në nivele relativisht të ulëta të rasteve të reja me Covid-19 dhe viktimave.
Ditën e djeshme, Kosova kishte 80 raste të reja, por pa viktima.



