Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të shtunë në Elbasan, ku një person identiteti i të cilit nuk dihet ende sa sulmuar ambientet e komisariatit.
Sipas informacioneve paraprake, ai i ka vënë flakën dritares së ankesave të qqytetarëve, duke rrezikuar edhe jetën e dy punonjësve të policisë.
Mësohet se autori i dyshuar i ngjarjes është 32-vjeçari Aurel Latifi.
Njoftimi i policisë:
Sot më datë 17.12.2022 rreth orës 18:30, shtetasi A. L., 32 vjeç, lindur e banues në Elbasan në adresën lagja “Dyli Haxhire”, ka ardhur të zyra e informacionit me një shishe benzinë në dorë dhe i ka vënë flakën dritares. Menjëherë nga efektivët është fikur zjarri si dhe është kapur autori.
Ky shtetas dyshohet të ketë probleme me shëndetin mendor. Po punohet për sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprimeve proceduriale për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.



