
Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama ka thirrur ditën e sotme në një takim deputetët e vjetër dhe ato të rinj të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Në fokus janë objektivat për mandatin e tretë qeverisës, si edhe një bilanc për 4-vjeçarin që lanë pas.
Takimi do të zhvillohet në orën 19:00 në Pallatin e Brigadave dhe vjen pak ditë pasi Rama të bëjë publike emrat e qeverisë së re.
Kujtojmë se në mbledhjen e fundit me ministrat e kabinetit aktual, Rama njoftoi tërheqjen nga mandati i deputetit të shefes së Infektivit, Najada Çomo, e cila hoqi dorë nga mandati i deputetit, pak më pas edhe zv/ kryeministri Erion Braçe lajmëroi largimin.



