Aktori Russell Brand akuzohet për ngacmim seksual gjatë xhirimeve të një filmi

Aktori Russell Brand akuzohet për ngacmim seksual gjatë xhirimeve të një filmi

Aktori Russell Brand akuzohet se ka sulmuar seksualisht një grua gjatë xhirimeve të një filmi në një padi civile të ngritur në SHBA.

Gjatë xhirimeve për filmin “Arthur” në korrik 2010, aktori pretendohet se ka ngacmuar gruan, e ka ndjekur në banjë dhe e ka sulmuar seksualisht.

Brand po përballet me akuza për përdhunim, sulm seksual dhe abuzim.

Ai i mohon akuzat dhe thotë se marrëdhëniet e tij kanë qenë “gjithmonë konsensuale”.

Policia britanike deklaroi se është duke hetuar një sërë pretendimesh të bëra kundër Brand, por çështja, e depozituar në Gjykatën e Lartë të Shtetit të Nju Jorkut të premten, shënon herën e parë që për akuzë të tillë është ngritur padi.

Në një deklaratë, gruaja, e referuar si Jane Doe, pretendon se aktori ishte i dehur, mbante erë alkooli dhe mbante një shishe vodka në sheshin e xhirimeve përpara sulmit të 7 korrikut 2010.

Studioja e filmit Warner Bros Pictures dhe kompanitë e tjera të përfshira në produksion përmenden si të pandehur.

Gruaja thotë se si pasojë e abuzimit të supozuar ajo vuan nga siklet ekstreme, turp dhe frikë, si dhe e ka të vështirë t’u besojë njerëzve.

Ajo thotë se ka shqetësime profesionale për t’u përmendur në lidhje me rastin, pasi ajo ende punon si aktore dhe ka frikë se mund të jetë “në listën e zezë në industri”.

Gruaja raportohet se kërkon dëmshpërblime të paspecifikuara nga aktori britanik.

Akuzat nga katër gra ndaj Brand u bënë fillimisht në një hetim të përbashkët nga Sunday Times, Times dhe Channel 4 Dispatches.

Ato pretenduan se aktori i kishte sulmuar seksualisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe Los Anxhelos gjatë një periudhe shtatëvjeçare, midis viteve 2006 dhe 2013, kur ai mbante punë të profilit të lartë në BBC Radio 2, Channel 4 dhe si aktor i Hollivudit.

Që atëherë, Policia Metropolitane tha se po hetonte akuzat për ngacmime seksuale të bëra pas raportimeve të mediave për Brand.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy