Rama: Recetat elektronike, nga shkurti një armë e re kundër korrupsionit te bluzat e bardha

Rama: Recetat elektronike, nga shkurti një armë e re kundër korrupsionit te bluzat e bardha

Kryeministri Edi Rama tha se nga muaji shkurt, në të gjithë vendin do të nisë aplikimi i recetës elektronike, një risi kjo që do të reduktojë korrupsionin në radhët e bluzve të bardha. Rama tha se receta elektronike do t’i japë fund përfitimit të mjekëve dhe famracistëve të korruptuar përmes recetave fiktive.

 “Nuk diskutohet që edhe rritja e rrogave për mjekët, infermierët, ekipin e sanitarëve është një hap në këtë drejtim. Ashtu siç ka ende jo pak raste mes bluzave të bardha që njollosin të gjitha bluzat e bardha. Le të jemi të qartë, nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin, është sistemi që korrupton njerëzit. Nëse duam t’i shpëtojmë njerëzit, reformat duhet të jenë të thella. Receta elektronike shtë një sistem i ri që e bën të pamundur korrupsionin. Nuk do të kenë mundësi të shkruhen me dorë receta për ilaçe që nuk janë shitur kurrë e që ndahen mes farmacistëve dhe mjekëve të korruptuar”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy