Murrizi: Zgjedhjet e 6 marsit test për të treja palët, ‘Shtëpia e Lirisë’ bashkim teknik (VIDEO)

Murrizi: Zgjedhjet e 6 marsit test për të treja palët, ‘Shtëpia e Lirisë’ bashkim teknik (VIDEO)

Ish-deputeti Myslim Murrizi në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar mbi procesin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për të cilat tha se ato nuk prishin ndonjë raport politik për maxhorancën si të fitojë apo humb 6 bashkitë.

Ai tha se këto zgjedhje duheshin bërë më herët, ndërsa i cilësoi si një test për Partisë Socialiste për të parë sa ka ruajtur votat nga zgjedhjet e kaluara, dhe si një betejë mes dy kampeve të krijuara në PD për të parë kush ka shumicën.

Nuk është se përmbysin ndonjë ekuilibër në politikë edhe sikur ti humbi apo fitojë bashkitë maxhoranca. Nuk prishin ndonjë raport politik as në parlament. Këto zgjedhje duheshin bërë më herët, por janë thjesht zgjedhje administrative. Në vetvete ka një test për të treja palët, Rama do testojë nëse do ruajë votat që ka pas, ndërsa beteja është mes dy kandidatëve të PD që janë ndarë në dy kampe. Nuk i shoh të barabarta, por vota e 6 marsit do tregojë, do të nxjerr sheshit një mashtrues nga këta të dy që pretendojnë se kanë 90% të shumicës. 6 marsi test se kush ka shumicën opozitare. Lushnja do ketë garë reale. Ky pushtet ka 15 vite që qeveriset nga e majta. PS qeveris që në 2007 në Lushnje. Kandidatin Elton Bano e shoh shumë potencial dhe do e mbështes. Të njëjtën gjë shoh dhe në Rrogozhinë.

Sa i përket koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, Murrizi tha se është kundër tij, është një bashkim teknik më shumë, për të maksimizuar votën nga ana e Berishës.

Nuk isha për këtë koalicion mes grupit të rithemelimit dhe LSI-së. Nëse shahen këta lart, ata poshtë acarohen, por nëse këta lëpin atë që pështyjnë ata nuk puthen aq lehtë. Njerëzit nuk janë pronë e askujt, s’mund të konsiderohen votuesit pronë e askujt. Besoj se do ketë shumë demokratë të pastër zemër thyer si unë. Këta janë bërë një katror i pistë dhe mes tyre janë milionët e shqiptarëve që sorollaten. Koalicioni është një bashkim teknik më shumë, për të maksimizuar votën nga ana e Berishës, mendoj se është bërë kjo dhe mendoj se i duhen ato vota dhe ka zgjedhur këtë formulë. Më e pastra për mua do ishte që 6 kandidatët të regjistrohen me firmat e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy