Spahiu: Vuçiç po tenton të minojë shtetin e Kosovës nga brenda për të shmangur njohjen  

Spahiu: Vuçiç po tenton të minojë shtetin e Kosovës nga brenda për të shmangur njohjen  

Analisti Nexhmedin Spahiu thotë se dështimi për të arritur në marrëveshje në takimin Kurti-Vuçiç e ka origjinën te bindja që presidenti serb ka krijuar se e ka forcuar situatën në veri të Kosovës. Në një intervistë me Skype për MCN TV, Spahiu tha se Vuçiç po përdor si kundërpeshë ndaj presionit të SHBA dhe BE përpjekjen për të minuar shtetin e Kosovës nga brenda.  

Është lajm i keq që nuk ka rezultate. Kosova duhet të sfidohet me situatën në veri ose ta shtyjë për më vonë takimin. Pritshmëritë e mia ishin të mëdha sepse presioni mbi Serbinë nga SHBA dhe BE ishte i madh. Pritej një rezultat sado i vogël që do ta sillte situatën në binarë. Në çdo ballafaqim dikush del i humbur, dikush tjetër i fituar. Një marrëveshje do të lejonte që të mos sfidohet Kosova në mënyrë të tillë dhe përmes saj edhe vetë siguria në rajon.

Sipas Spahiut, Vuçiç po përpiqet t’i ngrejë çmimin asaj që kërkohet nga Serbia, duke përfituar nga situata e krijuar.  

Ai tenton të përfitojë kohë sepse ndodhet në pozitë të vështirë për shkak të konfliktit në Ukrainë dhe trysnisë nga vendet e Perëndimit. Ai dëshiron ta minojë shtetin e Kosovës nga brenda, në mënyrë të tillë që Kosova të mos mundet t’i ushtrojë funksionet e veta.

Pas luftës në Ukrainë, vendet e Perëndimit janë shumë më të ndjeshme në drejtim të sigurisë. Serbia konsiderohet aleat i Rusisë dhe Perëndimit, dhe bën lojë të dyfishtë prej gati 180 vitesh. Është paraqitur si urgjencë që në këtë vazhdë të bëhet dialogu, t’i bëhet presion Serbisë për të arritur te njohja.

Por Vuçiç është kokëfortë dhe e ndjen se e ka forcuar situatën në veri të Kosovës, për t’i nxjerrë probleme kësaj të fundit.

Vuçiç tenton ta bëjë çmimin sa më të lartë. Ai po përpiqet të përfitojë sa më shumë nga situata e krijuar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy