Policia e Kosovës ka arrestuar mëngjesin e kësaj të mërkure kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymerin. Lajmi është konfirmuar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në rrjetin social facebook e cila e konsideron arrestimin tërësish politik.
Vetëvendosje shton më tej se pavarësisht arrestimeve të anëtarëve të saj ajo nuk do të ndalë rezistencën ndaj qeverisë dhe marrëveshjeve të arritura prej saj.



