Samiti i Berlinit/ PD përshëndet marrëveshjet: U arkivua përfundimisht në të shkuarën projekti i “Ballkanit të Hapur”!

Samiti i Berlinit/ PD përshëndet marrëveshjet: U arkivua përfundimisht në të shkuarën projekti i “Ballkanit të Hapur”!

PD ka përshëndetur marrëveshjet e nënshkruara dje në Samitin që u mbajt në kuadër të Procesit të Berlinit, duke theksuar se këto arritje arkivojnë në të shkuarën “projektin përçarës antishqiptar Serbo-Rus të Ballkanit të Hapur”.

Selia blu vë në dukje se aleanca trilaterale Beograd - Tiranë - Shkup e Open Balkan mbështetet fuqimisht nga rusët dhe multimiliarderi George Soros.

 

Deklaratë e Partisë Demokratike

Vetëm një Ballkan i shteteve të barabarta është një gadishull që shikon dhe ecën drejt të ardhmes! Partia Demokratike përshëndet Samitin e djeshëm të Berlinit dhe rezultatet e tij.

Me marrëveshjet e firmosura për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, njohjen e diplomave dhe njohjen e kualifikimeve për disa profesione Ballkani është bërë më i lirë, më i barabartë dhe më i drejtë. Vetëm një Ballkan i shteteve të barabarta është një rajon që ecën drejt Bashkimit Europian drejt së ardhmes.  Në këtë kontekst, marrëveshjet e djeshme për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, njohjen e diplomave si dhe kualifikimeve shkencore, janë akte me rëndësi që prekin direkt liritë e qytetarëve, bashkëpunimin midis shteteve dhe popujve të rajonit dhe përbëjnë një arritje thelbësore për qytetarët dhe anëtarët e pakicave kombëtare.

Këto arritje të procesit gjithëpërfshirës të Berlinit, arkivojnë përfundimisht në të shkuarën, projektin përçarës antishqiptar Serbo-Rus të “Ballkanit të Hapur” apo aleancës trilaterale Beograd - Tiranë - Shkup të serbomadhit Vuçiç të mbështetur fuqimisht nga rusët dhe multimiliarderi George Soros. Partia Demokratike përshëndet rezultatin dhe suksesin e këtij Samiti dhe deklaron se mbetet e vendosur të mbështesë plotësisht procesin e Berlinit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy