Serwer: Vuçiç nuk do ta njohë Kosovën. Marrëveshja në SHBA, një "supë e hollë"

Serwer: Vuçiç nuk do ta njohë Kosovën. Marrëveshja në SHBA, një "supë e hollë"

Profesori i Universitetit “John Hopkins”, Daniel Serwer, thotë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Në një intervistë për “Vreme”, Serëer thotë se kjo nuk ka gjas të ndodhë gjatë presidencës së Vuçiçit.

"Ai (Vuçiç) thotë se nuk do ta bëjë. Unë e besoj. Unë mendoj se Serbia ka shumë të ngjarë të zgjedhë një president të ri para se ta njohë Kosovën", tha Serwer.

Serwer tha se serbët janë të qartë për raportet me Kosovën.

"Të gjithë politikanët në Serbi e kuptojnë se ata kurrë nuk do të sundojnë mbi Kosovën përsëri dhe se ata do të duhet të njohin sovranitetin dhe pavarësinë e saj si një kusht për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian", tha Serwer.

Ai shtoi se politikanët në Serbi "janë të vetmit që ende përdorin çështjen e Kosovës për të fituar disa pikë politike në vend dhe për ta larguar vëmendjen nga situata e keqe ekonomike".

Ndërsa marrëveshjen Kosovë-Serbi në Uashington, Serwer e cilëson një "supë të hollë".

"Unë mendoj se e gjitha është një supë e hollë. Nëse vërtet dëshiron normalizim të vërtetë, do të duhet të shtosh më shumë mish", thotë Server, duke shtuar se marrëveshja nga Uashingtoni është vetëm një mjet që i shërben fushatës së Trump-it.

"Kjo marrëveshje nuk do të ketë as vlerën në të cilën është shkruar, përveçse, nëse zbatimi i saj shoqërohet me mbështetje të madhe. Deri më tani, nuk ka pasur pothuajse asgjë, ose shumë pak, përveç deklaratave nga dhomat e tregtisë. Kjo është vlera e vetme", tha Serwer.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy