
Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, ka kritikuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas dakordësisë së arritur dje me Kurtin gjatë bisedimeve në Ohër.
Vuçiç ra dakord të shtunën për aneksin e implementimit të Marrëveshjes bazë të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
Jeremiç e konsideroi këtë një “tradhti e lartë” dhe ka thënë se mund të parandalohet vetëm me referendum.
Kjo është shumë serioze. Në Bruksel u pranua parimi i barazisë së sovranitetit të Serbisë dhe ‘Kosovës’, si dhe anëtarësimi i Prishtinës në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Tashmë është pranuar edhe plani i zbatimit, siç thotë Borrell, ‘i plotë. Kjo tradhti e lartë mund të parandalohet vetëm me referendum”, shkruan Jeremiç në Twitter.



