Vlora si Durrësi

Vlora si Durrësi

Nga Klodian Tomorri

Shkoi Berisha për fushatë në Vlorë dhe foli një orë për aferën e Portit të Durrësit. Por Vlora ka port vetë, i cili u vodh po me të njëjtën skeme si Porti i Durrësit. Identik.

Porti Tregtar u çmontua. Tokën në të cilën gjendej Porti Tregtar, 50 mijë metër katrorë, qeveria ia fali një kompanie private te quajtur Marina Vlorë, e zotëruar nga “Brunes shpk” për të ndërtuar aty një marinë dhe po ashtu apartamente dhe hotele, njësoj si në Portin e Durrësit.

Ashtu si në Durrës, edhe në Vlorë, Porti Tregtar që u çmontua po ndërtohet në një vend tjetër me paratë e qytetarëve. Pra porti i mallrave ishte aty, por qeveria e çmontoi se i fali tokën kompanisë private dhe tani qytetarët po paguajnë 60 milionë euro për të ndërtuar portin e ri të mallrave.

Projekti i resortit në token e Portit të Vlorës ka marrë dhe status strategjik nga Komiteti i Investimeve Strategjike. Fillimisht pronarë me letra të resortit ishin shoqërite “MARINA DI VALONA”, “BRUNES” SH.P.K “NDREGJONI” dhe  “MARINA  PROJECTS”  L.T.D.

Këta e morën statusin e investitorit strategjik, por tani pronësia e projektit ka ndryshuar. “Ndregjoni” dhe “Marina Projects” u larguan menjëherë. Në projekt ka hyre kompania “Balfin”, e cila ka blere 10 për qind të aksioneve.

Me pak fjalë, portet u vodhën të treja. Si në Durrës, si në Vlorë si në Sarandë. Për këtë Vlorën është folur më pak se është më i vogël si sipërfaqe. Por një fjalë mund ta thoshte Berisha. Se nuk shkon të jesh në Vlorë dhe të flasësh për Portin e Durrësit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy