Pak orë pas daljes nga spitali i Londrës, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, ka postuar në rrjetin social “Twitter” ka postuar një video në të cilën falënderon stafin e NHS me një mesazh drejtuar bashkëqytetarëve të tij, ku falënderon mjekët për shpëtimin e jetës së tij dhe vendin për ndjekjen e rregullave të distancimit social, megjithë motin e ngrohtë në Britani.
“Është e vështirë të gjesh fjalët për të shprehur borxhin tim ndaj NHS për të shpëtuar jetën time.
Përpjekjet e miliona njerëzve në të gjithë këtë vend për të qëndruar në shtëpi ia vlejtën. Së bashku do ta kapërcejmë këtë sfidë, pasi kemi kapërcyer kaq shumë sfida në të kaluarën. #StayHomeSaveLives”, shkruan ai.
Johnson u dërgua në kujdes intensiv një javë më parë për shkak të koronavirusit.



