Foto / Java e modës braziliane, koleksioni i veshjeve plot me ngjyra

Foto / Java e modës braziliane, koleksioni i veshjeve plot me ngjyra

Një nga të preferuarat e javës berlineze të modës, Lena Hoschek prezantoi në kryeqytetin gjerman koleksionin e saj “pranverë-verë” të mbushur me funde plot ngjyra e xhufka, bluza me lule e qëndisma, si dhe me vet shijen e folklorit hungarez.
Vet stilistja austriake nuk ishte e pranishme në shfaqjen e titulluar “Puthmë Piroschka”, por mesazhin që kishte për të përcjellë e dha me modelet, të cilat zbritën në pasarelë duke mbajtur në duar foto të zmadhuara, ku shihej se Hoschek është në javët e fundit të shtatzënisë.

Për këtë arsye ka preferuar të qëndrojë në shtëpi, por audiencës në sallë i ka dërguar sidoqoftë disa puthje nga Vjena.
Ky është spektakli i fundit i këtij lloji në Berlin, i sponsorizuar nga Mercedes Benz, partner i shfaqjes prej një kohe shumë të gjatë.

Industria e modës ka zbritur në kryeqendrën e Gjermanisë, me në fokus përpjekjet për ta afruar “look”-un e pasarelës sa më shumë që të jetë e mundur me konsumatorin e thjeshtë.
Një trend i tillë është vënë re së fundi edhe në qendra të tjera të mëdha të modës, ku vihet re gjithmonë e më shumë një orientim ndaj së bukurës, të kombinuar me praktikën dhe mundësisë që krijimet të jenë sa më pranë publikut të gjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy