Covid në Maqedoninë e Veriut/ 11 viktima dhe 61 raste të reja në 24 orë

Covid në Maqedoninë e Veriut/ 11 viktima dhe 61 raste të reja në 24 orë

Maqedonia e Veriut ka shënuar një rënie drastike të rasteve të reja nga COVID-19. 61 të infektuar janë regjistruar në këtë ditë të parë të shkurtit.

Po ashtu 11 pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Shpërdarja gjeografike e rasteve të reja vijon: 35 janë në Shkup, 7 Kavadar, Tetovë 3, Prilep 3, Shtip 3, Ohër 2, Strugë 2, Koçani 2, Kumanovë, Gostivar, Veles dhe Kriva Pallankë me nga 1 rast.

Ndërkohë, pacientët që humbën jetën janë: gjashtë janë nga Shkupi, dy nga Gostivari dhe nga një pacient në Ohër, Strumicë dhe Tetovë.

Lajmi i mirë është se numri i të shëruarve është më i lartë, pasi 440 pacientë fituan betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar 92,753 raste me COVID-19, prej tyre 82.121 janë shëruar dhe 2,866 kanë humbur jetën.

Aktualisht Maqedonia e Veriut numëron 7.766 raste aktive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy